Krahas reformave dhe punës për forcimin e institucioneve, Bashkimi Evropian është afër sigurisë së Malit të Zi, është vlerësuar në takimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheli. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri bëri të ditur se Mali i Zi nuk ka dhe nuk po kërkon alternativë ndaj Bashkimit...
Ne besojmë plotësisht dhe mbështetemi te Mali i Zi, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zdravko Krivokapiq në Bruksel. Ai shton se Mali i Zi vlerësohet shumë si një anëtar i NATO-s. “Si Sekretar i Përgjithshme isha krenar, kur ajo u ftua të bëhej anëtare e...
Drejtoria për Punë Inspektuese ngriti 18 padi penale dhe vulosi një objekt gjatë fundjavës. Nga Drejtoria thonë se paditë penale janë ngritur për shkak të mosrespektimit të Vendimit për Posedimin e COVID Vërtetimeve gjatë hyrjes në objektet gastronomike, mungesën e personit të obliguar për kontrollin e certifikatave të nevojshme, mos mbajtjen e distancës së përcaktuar dhe qëndrimit...
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 354 raste të reja me Covid 19, si dhe 8 viktima nga kjo sëmundje. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 146, Nikshiq 24, Tivar 22, ndërsa në Tuz u regjistruan 3 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 451 të infektuar. Rastet aktive...
Në Mal të Zi, me dozen e parë te vaksinës kundër koronavirusit jane vaksinuar 59.2 për qind të popullsisë së rritur dhe rivaksinuar 55.2 për qind. Në Mal të Zi në 24 orët e fundit dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 608 persona dhe janë rivaksinuar 487. Dozën e tretë e kanë marrë gjithsej 38.325...
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se në rast se vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë këtij dimri nga kjo sëmundje në Evropë mund të vdesin rreth 700,000 persona. Duke iu referuar rritjes drastike të rasteve me COVID-19 në kontinentin evropian, OBSH-ja, tha se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 2.2...
Fronti Demokratik u dërgoi partnerëve të mazhorancës një platformë të re me propozime për tejkalimin e krizës politike. Në platformë thuhet se janë të gatshëm të mbështesin një person të përshtatshëm për kryeministër i cili propozohet nga partnerët e koalicioneve “Paqja është kombi ynë” apo “E zeza mbi të bardhen”. Nga FD theksuan se ata duan që...
Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se qëllimi i Qeverisë është ngritja e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në Mal të Zi. Krivokapiq e bëri të ditur këtë duke prezantuar buxhetin kapital dhe programin investues të Qeverisë “Mali i Zi Tani”. Kryeministri tha gjithashtu se synimi është që Mali i Zi në vitin 2022 të bëhet kantieri...
Mali i Zi i ka të gjitha predispozitat që të jetë jashtëzakonisht i mirë në promovimin e vlerave evropiane dhe politikës së mirë rajonale në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke pasur parasysh se vendi që ka avancuar më së shumti në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq gjatë një vizitë...
Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të lirohen nga një deri në tre cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Një litër benzinë 98 dhe 95 do të jetë tre cent më i lirë dhe do të kushtojë përkatësisht 1,47 euro dhe 1,43 euro. Eurodizel dhe nafta për ngrohje do të jenë një cent më...









