Drejtoria për Punë Inspektuese ngriti 18 padi penale dhe vulosi një objekt gjatë fundjavës. Nga Drejtoria thonë se paditë penale janë ngritur për shkak të mosrespektimit të Vendimit për Posedimin e COVID Vërtetimeve gjatë hyrjes në objektet gastronomike, mungesën e personit të obliguar për kontrollin e certifikatave të nevojshme, mos mbajtjen e distancës së përcaktuar dhe qëndrimit të numrit më të madh të mysafirëve në një tavolinë nga se është e lejuar. Inspektorati apelon tek gastronomet që të respektojnë masat epidemiologjike dhe dispozitat e Ligjit për Kufizimin e Përdorimit të Produkteve të Duhanit, meqë, siç thanë, kontrollet do të vazhdojnë edhe periudhën e ardhshme.