MALI I ZI NUK KA DHE NUK DËSHIRON ALTERNATIVË TË BE-së

Krahas reformave dhe punës për forcimin e institucioneve, Bashkimi Evropian është afër sigurisë së Malit të Zi, është vlerësuar në takimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheli. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri bëri të ditur se Mali i Zi nuk ka dhe nuk po kërkon alternativë ndaj Bashkimit Evropian. “Është e mundur që mungesa e progresit në segmente të caktuara të procesit të anëtarësimit ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme, me qëllim të keq”, tha Krivokapiq. Megjithatë, siç thekson ai, duhet pasur parasysh se Mali i Zi ka kaluar në një proces të tranzicionit demokratik në një periudhë të shkurtër kohore, dhe rrjedhimisht ka ndryshuar një pjesë të strukturës së personelit për zhvillimin e negociatave dhe ka nisur procesin e reformave në disa pista. “Ishte e gjitha e nevojshme që ne të merrnim një kurs të qëndrueshëm drejt përmbushjes së parakushteve dhe arritjes së gatishmërisë së brendshme për anëtarësim në BE,” tha Krivokapiq. Sipas deklaratës, Varheli shprehu kënaqësinë për ribashkimin me Krivokapiq dhe shtoi se frekuenca e kontakteve në nivelin më të lartë është një konfirmim i fortë i përkushtimit të Malit të Zi për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së.

SHARE