BP NUK DUHET TË JETË SINONIM I KORRUPSIONIT, KRIMIT DHE NACIONALIZMIT

Mali i Zi i ka të gjitha predispozitat që të jetë jashtëzakonisht i mirë në promovimin e vlerave evropiane dhe politikës së mirë rajonale në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke pasur parasysh se vendi që ka avancuar më së shumti në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq gjatë një vizitë pune në RF të Gjermanisë. “Misioni ynë është të ndryshojmë imazhin e Ballkanit Perëndimor si një rajon që është sinonim i korrupsionit të lartë, krimit të organizuar dhe nacionalizmit. Rajoni ka nevojë për politikanë të rinj që nuk do të rëndohen nga virusi i viteve 1990,” tha Abazoviq. Duke folur në një leksion në Sallonin Diplomatik në shtetin federal të Baden-Wurttemberg, Abazoviq theksoi rëndësinë e vazhdimit të BE-së për të mbështetur politikat e zgjerimit, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor. “Mali i Zi duhet të përqëndrohet në idetë cilësore dhe të ardhmen, të cilat do t’i ndërtojë me njerëz të rinj, energji të mirë dhe pozitive, si dhe inovacione në të gjithë sektorët,” tha Abazoviq.

SHARE