Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 354 raste të reja me Covid 19, si dhe 8 viktima nga kjo sëmundje. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 146, Nikshiq 24, Tivar 22, ndërsa në Tuz u regjistruan 3 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 451 të infektuar. Rastet aktive janë 3239, nga të cilët 12 në komunën e Tuzit.