STOLTENBERG: NE BESOJMË PLOTËSISHT DHE MBËSHTETEMI TEK MALI I ZI

Ne besojmë plotësisht dhe mbështetemi te Mali i Zi, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zdravko Krivokapiq në Bruksel. Ai shton se Mali i Zi vlerësohet shumë si një anëtar i NATO-s. “Si Sekretar i Përgjithshme isha krenar, kur ajo u ftua të bëhej anëtare e Aleancës dhe të dëshmoi përkushtimin e saj ndaj NATO-s dhe mbrojtjes së përbashkët”, shtoi ai. Mali i Zi është një anëtar i respektuar i NATO-s që kontribuon për stabilitetin në misionet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha Stoltenberg, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Krivokapiq. Stoltenberg tha se me Krivokapiqin ka biseduar për mjedisin e sigurisë në rajon, por edhe për ndikimin e Rusisë në Evropë. “NATO mbetet e vendosur dhe monitoron situatën rreth Ukrainës. I bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë provokimet dhe të jetë transparente për aktivitetet e saj. Folëm edhe për Ballkanin. Fjalimi i ndezshëm në Republikën Srpska është shqetësues. Struktura e unifikuar e BeH është e rëndësishme për sigurinë e shtetit dhe NATO mbetet e përkushtuar ndaj dialogut politik dhe bashkëpunimit me BeH dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim reformat për të mirën e popullit. Politika e dyerve të hapura të NATO-s është një sukses historik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

SHARE