Delegacion i Fondit për Investime dhe Zhvillim të Malit të Zi (FIZH), i udhëhequr nga Kryetari i Bordit të Drejtorëve të FIZH, Velizar Kalugjeroviq, dhe drejtoresha ekzekutive, Dr. Irena Radoviq, zhvilluan sot një vizitë pune në Komunën e Tuzit, ku së bashku me kryetarin e komunës së Tuzit  dhe bashkëpunëtorët e tij, diskutuan intensifikimin e bashkëpunimit dhe...
Në spitalin modular ku trajtoheshin të sëmurët me Corona, të mërkurën në mbrëmje ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm. Për këtë tragjedi të rëndë në Tetovë, Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj,  deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu si dhe Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu kanë ngushëlluar familjaret e viktimave.
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq si dhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kanë dërguar telegram ngushëllimi për shkak të zjarrit që kaploi një spital në Tetovë dhe la të vdekur disa persona. Krivokapiq në telegram thotë “Jemi të befasuar nga lajmi tragjik që shpërtheu një zjarr në Tetovë, në spitalin modular Covid, në...
Sot në Mal të Zi nga 4,399 testime të kryera janë regjistruar 547 raste të reja me Covid 19. Gjatë kësaj kohe 5 persona e kanë humbur jetën. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua në Podgoricë 191, Nikshiq 46, Plevla 45, Tivar 33, Ulqin 31 ndërsa në Tuz 6 raste të reja. Gjatë kësaj...
Ministria e Shëndetësisë i dorëzoi një raport Administratës së Policisë për shkak të dyshimit për falsifikim të certifikatave të vaksinimit, dhe paraqiti shembuj konkretë për këtë, u njoftua nga ai departament, njoftoi Televizioni i Malit të Zi (TVMZ). Sipas deklaratës, një vend i rremë u hap për ato konfirmime, i cili gjoja konfirmon vlefshmërinë e provave mbi...
Shtetet e Bashkuara mbështesin një dialog konstruktiv në Malin e Zi që do të kërkojë vullnet të konsiderueshëm politik. “Ne mbështesim një dialog konstruktiv me aktorët politikë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që duhet të zhvillohet në mirëbesim dhe me kompromis, për të pasur sukses dhe për të çuar Malin e Zi në një rrugë të sigurtë...
Fatura mesatare e gushtit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen sahatet e palexuar në objektet që nuk janë përherë të banuara) ishte 36,65 euro – thuhet në kumtesën e Elektroekonomisë së Malit të Zi. Siç theksohet, amvisëritë në Ulqin shënojnë konsumin më të lartë mesatar me vlerë 68,66 euro. Nga EEMZ rikujtojnë...
Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që ka përfshirë spitalin modular për trajtimin e personave të sëmurë me sëmundjen COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut. Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00. “Në momentin e shpërthimit të zjarrit kishte gjithsej 26 pacientë në qendrën COVID-19; 12...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të enjten ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-së për hetimin e zjarrit, i cili të mërkurën shpërtheu në spitalit modular në Tetovë, dhe për pasojë vdiqën 14 pacientë të sëmurë me koronavirus ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Zëvendëskryeministri maqedonas, Artan Grubi, tha se vendi ka nevojë për ndihmë të...
Ngjarja e rëndë që tronditi Tetovën, preku edhe Republikën e Shqipërisë të cilët u dërguan telegrame ngushëllimi familjarëve të viktimave. “Lutje për Tetovën”, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e kësaj të mërkure Tetovën. Një reagim për ngjarjen e rëndë pati edhe Presidenti Ilir Meta. “Me shqetësim...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME