INSTITUTI: 547 RASTE TË REJA, 6 NË TUZ

Sot në Mal të Zi nga 4,399 testime të kryera janë regjistruar 547 raste të reja me Covid 19. Gjatë kësaj kohe 5 persona e kanë humbur jetën. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua në Podgoricë 191, Nikshiq 46, Plevla 45, Tivar 33, Ulqin 31 ndërsa në Tuz 6 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 763 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 7,585, nga të cilët 163 në komunën e Tuzit.

SHARE