GJELOSHAJ, NIMANBEGU DHE CUNGU NGUSHËLLOJNË FAMILJARET E VIKTIMAVE TË TRAGJEDISË NË TETOVË

Në spitalin modular ku trajtoheshin të sëmurët me Corona, të mërkurën në mbrëmje ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm. Për këtë tragjedi të rëndë në Tetovë, Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj,  deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu si dhe Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu kanë ngushëlluar familjaret e viktimave.

Gjeloshaj në një postim ka shkruar: “ Lajm i hidhur nga Tetova! Fatkeqësisht sonte spitali i Tetovës u përfshi nga flakët në pavionet ku trajtohen pacientët me Covid. Lutjet tona  shkojnë për të lënduarit dhe i urojmë shërim të shpejtë! Ngushëllime më të thella familjeve që humbën të dashurit e tyre! #JemiBashkë,” thotë Gjeloshaj.

Deputeti Nimanbegu në mesazhin e tij shkruan: “Të prekur thellë nga tragjedia që ndodhi në spitalin e Tetovës mbremë. Solidarizohemi me dhimbjen e familijarve me humbjen e të aferve të tye dhe shprehim ngushllimet tona të sinqerta. Mesazhe te ngushllimit ia dergova kolegut dhe Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kolegeve deputet.”

Po ashtu, kryetari i Forcës, Cungu, ka dërguar telegram ngushëllimi për viktimat e tragjedisë në Tetovë ku nder të tjera thotë: “ Me keqardhje dhe shqetësim të thellë, morëm lajmin që zjarri i madh ka kapluar qendrën e spitalit COVID-19 në Tetovë. Bashkëndiejmë me familjet e viktimave dhe me popullin e Maqedonisë së Veriut , të cilëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe Ju dëshirojmë të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Në emrin tim personal dhe në emër të partisë Forca e Re Demokratike nga Ulqini, ju dhe familjarëve të viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.”

SHARE