Foto: TV BOIN
Komuna e Tuzit do të vazhdojë edhe këtë vit të ofrojë transport publik falas për të gjithë qytetarët.
Komuna e Tuzit po vazhdon me një nga masat konkrete që synon lehtësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe familjeve të Malësisë.
“Duke siguruar transport publik falas për nxënësit dhe të gjithë qytetarët, nga e marta, më 1 shtator, transporti publik në territorin e Komunës së Tuzit do të vazhdojë të jetë plotësisht falas për të gjithë qytetarët.
Në këtë mënyrë mundësohet një qasje më e lehtë dhe më e barabartë në transport, veçanërisht për nxënësit dhe familjet”, thuhet në njoftim.
Nga Komuna e Tuzit theksojnë se kjo masë është pjesë e një qasjeje të përgjegjshme dhe konkrete, me qëllim që të jenë pranë qytetarëve dhe të ofrojnë shërbime që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre të përditshme.
“Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe me masa konkrete në shërbim të çdo qytetari”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tuzit.










