MALI I ZI ËSHTË ME MAQEDONINË E VERIUT

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq si dhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kanë dërguar telegram ngushëllimi për shkak të zjarrit që kaploi një spital në Tetovë dhe la të vdekur disa persona. Krivokapiq në telegram thotë “Jemi të befasuar nga lajmi tragjik që shpërtheu një zjarr në Tetovë, në spitalin modular Covid, në të cilin u vranë qytetarët e vendit tonë miqësor. Mali i Zi është me Maqedoninë në këto kohë të vështira,” tha ai. Siç shtoi Kryeministri, fakti që ata që kishin më shumë nevojë për ndihmë u vranë e bën rastin edhe më tragjik. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit maqedonas Stevo Pendarovski me rastin e një tragjedie të rëndë në Spitalin Covid të Tetovës. “Me rastin e tragjedisë të tmerrëshme në Spitalin Covid të Tetovës, në të cilin të paktën 14 persona humbën jetën në zjarr, dhe disa prej tyre u plagosën, në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta,”tha Gjukanoviq. Ai i tha Pendarovskit se qytetarët e Malit të Zi janë së bashku me njerëzit miqësorë të Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira.

SHARE