Delegacion i Fondit për Investime dhe Zhvillim të Malit të Zi (FIZH), i udhëhequr nga Kryetari i Bordit të Drejtorëve të FIZH, Velizar Kalugjeroviq, dhe drejtoresha ekzekutive, Dr. Irena Radoviq, zhvilluan sot një vizitë pune në Komunën e Tuzit, ku së bashku me kryetarin e komunës së Tuzit dhe bashkëpunëtorët e tij, diskutuan intensifikimin e bashkëpunimit dhe forcimin e potencialit zhvillimor të Komunës. Në takim, kryetari Gjeloshaj, prezantoi projektet zhvillimore që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës rruge, projekte me rëndësi lokale, rajonale dhe shtetërore, në pritje të mbështetjes së kredisë nga FIZH, për realizimin e prioriteteve strategjike të Komunës. Ku, si projekt prioritarë, kryetari veçoi rindërtimin e rrugës Tuz-Hot, rregullimin e shtratit të lumit Urrela, rindërtimin e pjesës së rrugës Podgoricë-Tuz nga kthesa për Shipshanik, si dhe projekte për ndërtimin dhe modernizimin e objekteve infrastrukturës sportive në territorin e komunës së Tuzit.Gjatë takimit, Kryetari i Komunës së Tuzit theksoi veçanërisht faktin se Tuzi është një njësi e vetëqeverisjes lokale që ka financa të shëndosha dhe të qëndrueshme, rregullsi në shlyerjen e të gjitha detyrimeve ndaj shtetit dhe subjekteve të tjera, dhe se ky aspekt është një kandidat serioz për kredi të mundshme të infrastrukturës në periudhën e ardhshme. Menaxhmenti i FIZH-s informoi kryetarin e Komunës së Tuzit, zotin Gjeloshaj, për mbështetjen aktuale të FIZH-s për biznesmenët nga territori i komunës së Tuzit dhe programet aktuale të mbështetjes së kredisë të destinuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Theks i veçantë u vendos në aktivitetet e planifikuara të FIZH-s për të përmirësuar infrastrukturën lokale në bashkëpunim me të gjitha komunat në Malin e Zi dhe fondet në dispozicion për tranzicionin e gjelbër në drejtim të burimeve të energjisë së rinovueshme dhe forcimin e efikasitetit të energjisë, të gjitha këto me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe biznesit. Së bashku u theksua se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i shërbimeve të Komunës së Tuzit me shërbimet e ekspertëve të FIZH-s dhe Qeverisë së Malit të Zi, do të krijojë parakushte për mbështetje financiare për zbatimin e projekteve prioritare të Komunës së Tuzit.