Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, hapi sot konferencën rajonale “Mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ndërtimi i kapaciteteve të sigurisë kibernetike”. “Vitin e kaluar kemi përjetuar sulme kibernetike të pashembullta dhe të rënda në infrastrukturën e IT-së të Qeverisë së Malit të Zi. Mësimet e nxjerra gjatë dhe pas këtyre sulmeve ishin...
Qendra e Informacionit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave do të nisë nga nesër funksionimin, njoftoi Autoriteti i Statistikave. Duke telefonuar në Qendrën Informative në numrat e telefonit 020/230-811 dhe 068/851-500, qytetarët mund të marrin informacionin e nevojshëm në lidhje me regjistrimin e vitit 2023, si dhe të paraqesin çdo kundërshtim.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa – që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës – tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë. Në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar një marrëveshje të posaçme me Serbinë, në mënyrë që pjesëtaret e komunitetit serb që jetojnë në territorin e Kosovës dhe që kanë shtetësi të dyfishtë të mund të mund të votojnë në vendbanimet e tyre për zgjedhjet parlamentare serbe që janë caktuar për t’u mbajtur më 17 dhjetor.
Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e vitit 2024 të hënën, në një seancë që zgjati vetëm pesë minuta për shkak të tensioneve të larta, pasi deputetët e opozitës u përpoqën ta pengonin votimin. Deputetët e Partisë Demokratike (PD) ndezën flakadanë, palosën karrige përreth foltores dhe u...
Një hulumtim i organizatës së shoqërisë civile "Save the Children" me qendër në Londër zbuloi se këtë vit mbi 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri, transmeton Anadolu. "Save the Children" publikoi analizën e saj të re në Ditën Botërore të Fëmijëve, duke përdorur të dhënat më të fundit të Organizatës së OKB-së...
Një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura në territoret palestineze mund të arrihet së shpejti, thuhet në një njoftim të ri. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte të paktën një pauzë të përkohshme të luftimeve në Gazë dhe kalimin e ndihmave tepër të nevojshme. Siç njofton korrespondenti...
Ekipet e shpëtimit në Turqi kërkuan të hënën për 11 anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos në Detin e Zi gjatë një stuhie e cila vrau së paku nëntë persona, përfshirë një nga anija, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Ai tha se anija turke Kafkametler,...
Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar biletën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim. Shqipëria ishte pothuajse gjatë tërë kohës më e mirë se kundërshtari duke pasur posedimin dhe rastet në anën e saj. Fillimi i ndeshjes...
Kryetari i Alternativës Shqiptare, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Malit të Zi Nik Gjeloshaj bëri të ditur Forumi Shqiptar mbështet plotësisht kandidaturën e z. Faruk Resulbegoviq për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi. “Integrimi dhe faktorizimi i profesionistëve dhe intelektualëve të nderuar tëpopullit shqiptar po rritet çdo ditë, që është edhe një dëshmi se politika e Forumit Shqiptar është shumë superiore dhe hap mundësinë për shprehjen e personelit...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME