GORÇEVIQ: VENDIMI I BE-së DO TA NDIHMOJË MALIN E ZI TË ZBATOJË REFORMAT

Ministrja e Çështjeve Evropiane Majda Gorçeviq vlerësoi se vendimi i Bashkimit Evropian për miratimin e Planit bujar të Rritjes do ta ndihmojë financiarisht Malin e Zi që të zbatojë plane gjithëpërfshirëse dhe ambicioze nga agjenda e reformës.

“Përmes qasjes ndaj tregut të vetëm të BE-së prej 500 milionë banorësh, ne do të kemi akses në përfitimet që deri më tani i kishin vetëm vendet anëtare”, ka shkruar Gorçeviq në rrjetin X.

Ajo shtoi se Ballkanit Perëndimor po i jepet një shans historik.

“Ne e vlerësojmë këtë vendim të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së si një formë synimi për t’i dhënë Ballkanit Perëndimor një shans historik për t’u transformuar ekonomikisht dhe demokratikisht, dhe Mali i Zi do të bëjë gjithçka për të përfituar nga kjo mundësi. Me të njëjtin entuziazëm dhe vendosmërinë, ne vazhdojmë të arrijmë, përparimin më të madh deri më tani, në rrugën tonë drejt BE-së”, tha Gorçeviq.

SHARE