Shtegtimi në Deçiq / Udhërrëfyesi Anton Pllumaj

Shoqata “Malesia Adventure” ka për synim që të ringjall aventurat e natyrës, të përjetojnë një eksperiencë të bukur të gjithë ata që dëshirojnë të bëhën pjesë e një udhëtimi të pazakontë ndaj bukurive natyrore. Kjo shoqatë këtë vit ka filluar me nje program të ri “Ta njohim trashëgimin e Malësisë së Madhe”.  

Gjatë bisedës me udhërrefyesin Anton Pllumaj mësojm se aktiviteti i parë i tyre për vitin 2024 ishte shtegtimi në malin Deçiq i cili permban rreth 10 km gjatësi, me disnivel 607 m. Ky shtegtim filloi pranë stacionit të trenit në Tuz. Në këtë shtegim u përfshi rruga e vjetër austriake si dhe dalja tek rruga e Bratilës. U vizitua shpella e Bratilës e cila është një objekt speleologjik dhe hidrologjik i rrallë që gjindet në masivin e malit Deçiq.

Udhërrëfyesi Anton Pllumaj shprehët se kanë zgjedhë këtë destinacion meqë është pika më e lartë përmbi Tuz, me një histori shumë të theksueme mijëravjeçare. Udhërrëfyesi gjithashtu shpreh kënaqësi me interesim e anëtarëve në aktivitete të tilla të cilët në këtë shtegtim morën pjesë nga vende të ndryshme.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE