SOT ËSHTË MBAJTUR SEANCA E VIII E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Në seancën e tetë të kuvendit të komunës së Tuzit, e cila u mbajt sot, u diskutua mbi raportin e punës së kryetarit, organeve të administratës dhe shërbimeve të komunës së Tuzit për vitin 2023.

Kryetari i komunës, Lindon Gjelaj, nënvizoi disa çështje thelbësore për të cilat u diskutua gjatë seancës.

Samir Axhoviq pyeti në lidhje me raportin e OJQ-ve për mjetet e mbeshtetura dhe shpenzimet e shumta për karburant për një vit, që arrinën mbi 100 milionë euro, duke kërkuar që të bëhet publike lista e të punësuarve.

Mevlludin Dizdareviq u shpreh për investimet kapitale dhe rikonstruksionin e rrugës së Tuzit nga godina e komunës deri në qendër të qytetit, duke theksuar se rruget lokale të cilat janë prishur gjatë punimeve ende nuk janë rregulluar.

Kryetari Gjelaj informoi për hapjen e një tenderi për rregullimin e rrugëve, me një fond prej 3 milionë eurosh, duke shpresuar që kjo shumë do të përdoret për këtë qëllim.

Gjergj Camaj foli për cilësinë e dobët të punimeve të rrugës në fshatin Kshevë.

Gjelaj theksoi se dëmtimet janë shkaktuar nga reshjet e shumta të shiut, ndërsa Dizdareviq dhe Camaj theksuan se ky problem duhet të zgjidhet para fillimit të punimeve nga kontraktori.

Smail Maliq Cunmulaj shprehu shqetësimin për realizimin e buxhetit të paraparë për bujqësinë, ku u realizuan vetëm 180.000 euro nga 500.000 të parashikuar, duke shpresuar që kjo gjë të mos përsëritet këtë vit.

Gjelaj shtoi se për këtë vit janë paraparë 550.000 milionë euro, duke përfshirë çdo sektor dhe 25% të sigurimit të prodhimeve.

Dizdareviq u shpreh se problemi aktual është mungesa e interesit e shtëpive të sigurimit.

Gjergj Camaj vlerësoi se votimi për rebalancimin e buxhetit ishte gabim pasi jo të gjithë bujqit ishin të kënaqur, dhe duke pasur parasysh se 500.000 euro janë marrë nga Ministria e Bujqësisë, duhet të mbështetëshin më shumë.

Me shumicë votash, është miratuar Vendimi për themelimin e Bashkësisë Lokale Milesh, dhe kryetar i kësaj bashkësie lokale do të jetë Safet Gilaj.

Po ashtu, është votuar nga këshilltarët që Naim Gjokaj, i cili u propozua nga Qeveria, të jetë anëtar i Këshillit Organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës të komunës se sapoformuar të Tuzit, e cila ka të bëjë me ndarjen e territorit dhe të pasurisë mes komunës së Tuzit dhe kryeqytetit.

Janë votuar ndryshimet e statutit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunale” Tuz.

Gjithashtu, është bërë blerja e dy autobusëve, dhe ndryshimet janë kryer për vendosjen e shifrave për funksionimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Kryetari Gjelaj ka theksuar rëndësinë e kësaj për të siguruar transport publik.

Nga ana tjetër, këshilltari Dizdareviq ka shprehur pakënaqësinë e tij me faktin që kjo çështje është në kompetencë të Shoqërisë së Përgjegjësisë të Kufizuar Komunale, ndërsa kryetari Gjelaj ka argumentuar se shpenzimet për themelimin e një ndërmarrje të re janë shumë të mëdha.

Ata kanë shfaqur mosmarrëveshje edhe në lidhje me vendimin që në krye të ndërmarrjes të jetë një person me tre vite përvojë pune, dhe kjo ka qenë arsyeja pse opozita nuk ka mbeshtetur këtë pikë.

Është votuar me shumicë votash edhe Programi i masave për realizimin e mjeteve të dedikuara për zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën e Tuzit për vitin 2024 – Agrobuxheti.

Mjetet e parashikuara nga ky program arrijnë në shumën 574,000.00 euro.

Pagesa direkte për njësi të sipërfaqes janë paraparë në 295,000€, pagesa direkte për kokë bagëtie 80,000€, mbështetje për zhvillimin e prodhimit të qumështit në treg 125,000€, mbështetje zhvillimit të bletarisë 25.000 €, mbështetje për korrjen e drithrave 10.00€, pjesëmarrja në pagesën e kontributeve të prodhuesve bujqësor 2.000€, përkrahja e programit të mbrojtjes së bimëve 9.000€, përkrahje shfrytëzimit të kullosave të bjeshkëve 4.000€.

Është votuar edhe për masat për zbutjen e pasojave financiare të shkaktuara nga rikonstruktimi i një pjese të rrugës Tuz – Bozhaj.

Kompanitë që punojnë në territorin e komunës së Tuzit dhe kanë qasje në ketë rrugë do të kenë zbritje prej 4 muajsh.

E gjithashtu, për shkak të pasojave financiare të shkaktuara nga fatkeqësitë e motit në komunën e Tuzit, të gjithë personat fizikë në pronat e tyre bujqësore do të lirohen nga tatimi.

Është votuar Programi i rregullimit hapësinor të komunës së Tuzit për vitin 2024 ku ndër projektet e paraparë janë rikonstruksioni i pjesës së rrugës Podgoricë – Tuz nga ura në Cem deri në kthesën për Shipshanik, rikonstruksioni i urës së Zharnicës në lumin Cemin, në pjesën e rrugës rajonale Podgoricë – Tuz, rregullimi i shtratit të lumit Urrela, nga burimet e Mileshit deri në Vuksanlekaj me ndërtim të shtegut të këmbësorëve, rekonstruksioni i rrugës Tuz – Mataguzh, rekonstruksioni i rrugës Tuz – Hot, rekonstruksioni i udhëkryqit Bozhaj – Gollubovc në Tuz , rekonstruksioni i rrugës nga gjimnazi deri në rrugën lokale Dushiq – Vuksanlekaj, si dhe rekonstruksioni i rrugës pranë Plantacioneve Dushiq – Vuksanlekaj.

SHARE