AUSTRIA DËSHIRON MALIN E ZI SI ANËTARIN E 28-të TË BASHKIMIT EVROPIAN

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike, njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj është takuar me ministrin e Punës dhe Ekonomisë të Republikës Federale të Austrisë, Dr. Martin Kocher.

Ministrit austriak Gjeloshaj i ka uruar mirëseardhje dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Malit të Zi dhe Austrisë.

Me këtë rast, ministri Kocher deklaroi se e njeh angazhimin e Malit të Zi ndaj reformave dhe tha se “Austria dëshiron ta shohë Malin e Zi si anëtarën e 28-të të BE-së”.

Gjatë takimit, Gjeloshaj e ka njoftuar ministrin austriak me planin për zhvillimin e infrastrukturës së transportit deri në vitin 2030 dhe si dhe ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të një autostrade që do të lidhë edhe më shumë Malin e Zi me Austrinë dhe Europën.

Gjeloshaj më tej shtoi se vizita e ministrit Kocher është nxitje për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e rritjes së investimeve, turizmit, infrastrukturës etj.

Gjatë takimit u inicua nënshkrimi i Marrëveshjes së re për nxitjen e ndërsjellë dhe mbrojtjen e investimeve, si dhe memorandumi për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, duke pasur parasysh se ekzistuesi është nënshkruar në vitin 2001, të cilin ministri austriak e ka përkrahur.

Në fund të takimit u dakorduan se dialogu intensiv do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

SHARE