SPAJIQ: RRETH GJYSMË MILIARDË EURO DO TË JENË NË DISPOZICION TË MALIT TË ZI

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje politike për Planin e Rritjes së BE-së, në të cilën përfshihet edhe Mali i Zi.

Siç ka shkruar ai në rrjetin social “X”, kjo do të thotë se “së shpejti rreth gjysmë miliardë euro do të jenë në dispozicion të vendit tonë dhe se përmes 90+ reformave do të jemi de facto anëtarë të tregut të vetëm të Bashkimit Europian”.

“Në fund të atij procesi – Mali i Zi si një anëtar i ri i tregut të vetëm – NUK DO TË JETË TREG GJYSMË MILIONI, POR MË SHUMË SE GJYSMË MILIARDË NJERËZ TË PASUR. Kjo është rruga e vërtetë e rritjes ekonomike të vendit tonë!”, ka thënë Spajiq.

SHARE