Lufta kundër diskriminimit ndaj Autizmit: Sfida dhe avancimet në Mal të Zi

2 prilli është dita botërore e autizmit, e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të  bashkuara, në vitin 2007,  si një përpjekje për ti dhëne fund diskriminimit ndaj personave me autizëm dhe përmirësimin e jetës së atyre.

Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Të dhënat e disponueshme për Malin e Zi tregojnë se në nivel shtetëror janë rreth 4000 fëmijë të spektrit të autizmit, por mbeten ende ata te cilet nuk kanë marrë ende një status.

Në Tuz ekziston Qendra gjysëm ditore “Fëmijët e Malit të Zi” e cila nga viti 2016 ofron shërbime falas, në të cilen marrin kujdesin e nevojshëm deri në 30 fëmijë.

Drejtuesja e kësaj qendre Sabra Deceviq shprehet që më Mal të Zi nuk ka ndonjë avancim në këtë drejtim dhe mbetet një sfidë e madhe.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE