Marrëveshja themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) mund të nënshkruhet në gusht, pasi të gjithë të paraqesin edhe një herë mendimin e tyre për atë dokument, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq. Duke komentuar deklaratën e Mitropolitit Joanikije se ndryshimet në kontratën me Kishën Ortodokse Serbe nuk janë të pranueshme, Abazoviq tha se Qeveria e...
Në shkollat ​​në Mal të Zi janë krijuar kushte që mësimi të zgjasë 45 minuta në vitin e ri shkollor, por Ministria e Arsimit do t'i respektojë rekomandimet e organeve shëndetësore, tha ministri përkatës Miomir Vojinoviq. Në një intervistë me titull Viti i ri shkollor - çfarë na pret dhe a jemi gati, ai tha se beson...
Marrëveshja e nënshkruar në Uashington që i jep mundësi Kosovës që të investojë mbi 236 milionë Dollarë në sektorin e energjisë u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha dhe shefja e korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ishin të pranishëm në nënshkrimin e...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i qëndrojnë përkrah Shqipërisë përgjatë punës së saj në forcimin e institucioneve demokratike dhe luftimin e korrupsionit, si dhe rrugëtimin e vendit për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Shqipërisë me rastin e shënimit të 100-vjetorit të vendosjes...
Kuvendi i Kosovës sot njëzëri me 89 vota, shumicë prej dy të tretave, ratifikoi marrëveshjen për projekte energjetike që Qeveria e Kosovës të mërkurën mbrëma në Washington e nënshkroi me SHBA-në, përmes Programit të ri Kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC). Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, duke prezantuar marrëveshjen, tha se është granti...
Një valë e pandërprerë të nxehti po mundon rajonet veriperëndimore dhe disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku miliona njerëz po përballen me një raund tjetër temperaturash përvëluese. Mbi 30 milionë banorë në këtë pjesë të SHBA-së janë nën alarmin e kuq të autoriteteve. “Nxehtësia ekstreme për fat të keq pritet të vazhdojë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do të rrisë eksportin e energjisë elektrike në Bashkimin Evropian dhe do të synojë të bëhet një nga garantuesit e sigurisë energjetike evropiane, derisa Rusia shkurton furnizimet me gaz në bllok. “Ne po përgatitemi të rrisim eksportet tona të energjisë elektrike për konsumatorët në Bashkimin Evropian”, tha Zelensky...
Pas marrëveshjes së vulosur në Stamboll, shenjat e para të zhbllokimit të situatës së drithit po shihen dhe në terren. Portet ukrainase të Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara për eksportet e drithërave rifilluan nga puna, njoftoi Marina e Ukrainës, edhe pse anijet e transportit për momentin, janë ende në pritje deri sa të përcaktohen itineraret e...
Qeveria në të ardhmen duhet të ketë 14 ministri dhe maksimumi dy ministra pa portofol, siç parashihet në Projektligjin për Qeverinë, i cili u prezantua sot. Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka shpjeguar se Projektligji parasheh edhe vendime që Qeveria mund t'i marrë në mandatin teknik. Në konferencën për media, ai vlerësoi se drafti ishte shumë...
Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi po shqyrtojnë propozimin për rezolutë në lidhje me agresionin ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës. Në emër të propozuesit Draginja Vuksanoviq Stankoviq, deputete nga Partia Socialdemokrate (PSD), tha se pret që rezolutën ta mbështesin më shumë se 41 deputetë. Kjo, siç theksoi ajo, do të tregojë qartë se kush do...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME