Nga nëntori i vitit 2023, qytetarët malazezë do të duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi (ETIAS) për të hyrë në vendet e BE-së.  Qytetarëve të Malit të Zi do t'u kërkohet të plotësojnë një aplikim ETIAS përpara nisjes, dhe kjo përfshin udhëtarët që do të kalojnë vetëm nëpër Evropë gjatë rrugës për në destinacione të tjera....
Në qendrat e Covid në Podgoricë, çdo ditë ekzaminohen 350 deri në 500 pacientë me simptoma të virusit korona, tha mjekja Ajsha Rashlanin-Kallaç duke deklaruar se tani janë të angazhuar gjashtë mjekë të ndarë në dy turne. Ajo në emisionin “Mirëmengjes Mali i Zi” në TVMZ ka bërë të ditur se do të ketë nga 300 deri në...
Një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraqitën një projektligj që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, tregtinë, si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e legjislacionit të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Projekligji, i njohur ndryshe si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor është paraqitur nga senatorja demokrate...
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura...
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke arritur në nivelet para nisjes së sulmit rus në Ukrainë më 24 Shkurt. Në bursën e Teksasit, një fuçi naftë shitet këtë të premte me gati 89 dollarë për fuçi. Në atë të Londrës, ky çmim luhatet në kuotat e 94 dollarëve....
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, iu bashkua ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Kinës në një takim të premten me diplomatë të lartë nga Azia Juglindore, në një kohë kur fuqitë globale janë të përçara nga tensionet. Blinkeni tha në këtë samit se stërvitjet ushtarake të Kinës që synojnë Tajvanin, duke përfshirë raketat e lëshuara në zonën...
Qeveria amerikane shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunëve. Sipas zyrtarëve shëndetësorë rastet kanë arritur në 6.600 në SHBA në dy muajt e fundit. Sekretari i shërbimeve shëndetësire, Xavier Becerra deklaroi më 4 gusht se ky vendim pritet që të bëjë të mundur lëvrimin e fondeve shtesë...
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Bashkësinë Lokale – Ostros do të organizojnë përurimin e librit “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Përurimi i librit do të bëhet të mërkurën, më 10 gusht 2022, ora 13:00. Kjo ngjarje do të organizohet në Shtëpinë e Kulturës në Ostros.   
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se të gjitha prioritetet politike nga ekspozeu e Qeverisë së 43-të janë përfunduar ose janë afër përfundimit në 100 ditët e para të punës. Në një konferencë për media me rastin e 100 ditëve të punës së Qeverisë për rregullimin e marrëdhënieve me bashkësitë fetare, ai tha se janë...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të Qeverisë tha se Marrëveshja Themelore është nënshkruar pa prezencën e mediave sepse Kish Ortodokse Serbe ka kërkuar që ajo të bëhet në heshtje në rezidencën shtetërore. Ai theksoi se nuk e dinte që nënshkrimi do të bëhej më 3 gusht. ...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME