ABAZOVIQ: PERSONAT QË E KANË NISUR PROCEDURËN NUK DO T’I MBIJETOJNË POLITIKISHT 19 GUSHTIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të Qeverisë tha se Marrëveshja Themelore është nënshkruar pa prezencën e mediave sepse Kish Ortodokse Serbe ka kërkuar që ajo të bëhet në heshtje në rezidencën shtetërore. Ai theksoi se nuk e dinte që nënshkrimi do të bëhej më 3 gusht.  Kryeministri tha se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por e di se disa nga personat që e kanë nisur procedurën nuk do t’i mbijetojnë politikisht. Të gjitha opsionet mbeten të hapura pas 19 gushtit, PDS, SD dhe PSD do të marrin përgjegjësinë për destabilizimin. “Është një rregull universal shumë i thjeshtë, të drejtën që kërkon për vete, ia jep të tjerëve. Nuk do të përjashtoja asnjë opsion. Axhenda ime është përmbushur edhe në datën 19, e pres me shumë qetësi atë datë. Sigurisht që do të duhet të shkojmë në zgjedhje. Me këtë Qeveri, Qeveria e re, pa Qeverinë, por PDS, SD dhe PSD do të duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë për destabilizimin në Mal të Zi. Nëse fillon kriza energjetike, nëse duhet të ribalancojmë, dhe të mos ketë qeveri, çfarëdo kufizimi që të ketë, qytetarët duhet t’i synojnë ato tri parti”, tha ai.

SHARE