Për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, forcimin e tij ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në aspektin e shkëmbimit të studentëve, si dhe përmirësimin e mëtejmë të politikës së regjistrimit të studentëve meshkuj dhe femra nga Mali i Zi, është biseduar sot në takimin e ministrit për të Drejtat e Njeriut...
Ndërtimi i aeroportit në komunën e Ulqinit është i një rëndësie të madhe, veçanërisht kur bëhet fjalë për sjelljen e mysafirëve nga Evropa Perëndimore dhe destinacionet tjera ajrore të tregjeve kryesore. Zhvillimi i Plazhës së Madhe dhe resortet e planifikuara janë të paimagjinueshme pa një aeroport të përshtatshëm, tha kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, gjatë...
Në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe 12 komuna të tjera, të cilat do të mbahen më 23 tetor, të drejtë vote kanë rreth 350.000 qytetarë, njoftoi MPB. Numri më i madh i votuesve është në kryeqytet, 155,913, në Bijelo Pole dhe Tivar, rreth 40,000 secili, në Plevle, 24,713 dhe në Rozhajë, 22,873. Në Budva ka 18.710 votues,...
Ambasada e Ukrainës hapi dje qendrën e parë ukrainase në Mal të Zi së bashku me shoqatën ukrainase “Vepra e mirë” në Podgoricë. "Ambasada shpreh mirënjohjen e saj të madhe për autoritetet e qytetit të Podgoricës dhe vetë kryetarin Ivan Vukoviq. Sponsor kryesor financiar i hapjes së qendrës ukrainase ishte Banka Zapad", njoftoi Ambasada e Ukrainës. "Kjo...
Shtyrja e zbatimit te vendimeve për reciprocitet me Serbinë u bë për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit që Beogradi ka bërë mbi qytetarët e Kosovës, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë seancës parlamentare të 4 gushtut në Kuvendin e Kosovës. “Ka qenë e egër fushata e dezinformimit, është folur për operacionin stuhia që do...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano. “Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç...
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët miratuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat emergjente për furnizimin me energji elektrike. Për vendimin votuan 61 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi para deputetëve se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është e nevojshme. Ajo tha se në tregun evropian...
Senati amerikan ka miratuar të mërkurën me shumicë dërrmuese bashkimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden e cilësoi këtë votim “një sinjal të rëndësishëm të angazhimit të qëndrueshëm, dypartiak të SHBA ndaj NATO-s, duke siguruar që Aleanca është e përgatitur për të përballuar sfidat e së sotmes dhe së nesërmes”....
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk duhet të lejohet që Rusia ta fitojë luftën që ka nisur kundër Ukrainës. Ai tha se kjo luftë ka krijuar momentin më të rrezikshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke folur nga Norvegjia më 4 gusht, Stoltenberg tha se aleancës dhe shteteve anëtare ndoshta...
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Porfirije dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq nënshkruan sot Marrëveshjen Themelore në Villa Goricë. "Marrëveshja themelore është nënshkruar. Një çështje e rëndësishme është vënë ad acta. Ne do të vazhdojmë, duke u fokusuar në një standard më të mirë të jetesës për qytetarët", ka shkruar Abazoviq në Twitter pas...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME