Në Presidencën e Shqipërisë është zhvilluar sot ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht detyrën. Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se presidenti Bajram Begaj u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit, "duke iu uruar suksese në detyrën e tyre".
Parlamenti Evropian (PE) do të debatojë për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet kontroverse të 17 dhjetorit në Serbi, gjatë një seance plenare të mërkurën. Zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore të 17 dhjetorit 2023, të fituara nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u njollosën nga akuzat dhe protestat për mashtrim dhe vjedhje votash.
Erëra të ftohta dhe të rrezikshme kanë vazhduar të mbizotërojnë në pjesë të Shteteve të Bashkuara, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 30 gradë celsius. Rreth 110.000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike të hënën mbrëma, shumica prej të cilave në Oregon, shtet që po përballet me ndërprerje të rrymës që nga...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të jetë i bashkuar në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, teksa përballet me luftën gati dyvjeçare të Rusisë. Ai u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit që t'i ndihmojnë këtij vendi në krijim të superioritetit ajror kundrejt Moskës, ashtu që të sigurohet fitore në...
Të paktën 1.4 milion jetë janë shpëtuar në Evropë falë vaksinave kundër COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke ripërsëritur se virusi ende nuk është zhdukur. Në rajonin evropian të OBSH-së – ku përfshihen 53 shtete, edhe ato në Azinë Qendrore – janë regjistruar 277.7 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 2.2 milionë...
Të gjithë punëtorët e huaj dhe azilantët në Gjermani do të përfitojnë nga ligji i ri që u mundëson atyre një sërë benefitesh për të qëndruar e punuar në këtë shtet. Sipas Deutsche Welle, tashmë kushdo që shkon në Gjermani si profesionist i kualifikuar nga çdo vend jashtë Bashkimit europian, mund të tërheq dhe...
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, ka biseduar me përfaqësuesit e Klubit Rotarian të Durrësit, i cili ka siguruar mbi 3.000 libra nga fusha të ndryshme, të destinuara për bibliotekat e shkollave të mesme në Mal të Zi, ku mësimi zhvillohet në gjuhën malazeze dhe gjuhën shqipe. “Librat do të dorëzohen...
Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga një deri në dy cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave. Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për dy cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.46 euro dhe 1.5 euro.
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ndodhet në Davos, ku sot në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, James O'Brien, i cili përshëndeti rezultatet e Qeverisë së 44-të dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht përpjekjet e Malit të Zi në planin e...
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq, ka bërë të ditur se sistemi malazez nuk ka dështuar në rastin e murtajës afrikane të derrave dhe se të enjten në seancën e Qeverisë do të miratohet plani i krizës. Në konferencën për media, Jokoviq ka theksuar se sëmundja nuk është shfaqur...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME