Foto: Jakov Miatović/X
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është takuar me presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e ka ftuar të vizitojë Malin e Zi.
Millatoviq tha se gjatë takimit e ka ftuar Trumpin edhe për një lojë golfi me pamje nga një prej gjireve më të bukura të Evropës.
Sipas tij, një vizitë e presidentit amerikan do të kishte rëndësi të veçantë dhe do të ishte historike, pasi Trumpi do të ishte presidenti i parë amerikan që viziton Malin e Zi.
Millatoviq vlerësoi se vizita do të ishte mundësi për të promovuar vendin, por edhe për të forcuar më tej miqësinë dhe partneritetin strategjik mes Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara.









