Foto: Ilustrim
Në prill të vitit 2026, familjet në Mal të Zi kanë konsumuar gjithsej 112,52 milionë kWh energji elektrike, që paraqet një ulje prej 20,54% krahasuar me muajin mars 2026 dhe 4,29% më pak krahasuar me prillin e vitit 2025, ka njoftuar Elektroekonomia e Malit të Zi.
Mesatarisht, fatura e prillit për familjet në nivel vendi, duke përjashtuar vendet pa lexime të matësve në objekte që nuk janë të banuara rregullisht, është 31,78 euro.
Konsumi më i ulët mesatar është regjistruar në Zhablak me 20,15 euro, ndërsa më i larti në Kotorr me 37,25 euro.
Sipas të dhënave, 63,47% e familjeve kanë marrë faturë deri në 30 euro, 18,13% nga 30 deri në 50 euro, 14,44% nga 50 deri në 100 euro, ndërsa 3,97% kanë faturë mbi 100 euro.










