Nga shkurti, Podgorica duhet të lidhet me fluturime direkte me Ankaranë dhe Izmir, tha kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit të Malit të Zi, Elldin Dobarxhiq.
“Pasoja logjike e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes Malit të Zi dhe Turqisë është hapja e linjave të reja mes dy vendeve. Sipas njoftimeve paraprake, Pegasus...
Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se Violetta Berisha është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.
“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në...
Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe.
Vendimi i Qeverisë kosovare vjen pasi Serbia vendosi t'i lejoi automjetet me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj...
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se qasja e Uashingtonit ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar. Këto komente zoti Kirky, i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se Presidenti Biden ndoqi...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka konsideruar fantastike vëmendjen që Shqipëria turistike ka marrë në këtë nisje të vitit 2024 dhe që vendi ynë vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar.
Rama ka shpërndarë një reportazh të prestigjozes franceze “Le Figaro” që përshkruan Shqipërinë si një...
Nga kjo e premte Italia do të përfshihet nga moti i keq, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm.
Sipas mediave italiane, gjatë ditës do të ketë reshje të dendura shiu në disa rajone si Sardenja, Toskana dhe Piemonte. Por duke filluar nga pasditja do të përfshihet nga reshjet intensive edhe pjesa perëndimore e gadishullit...
Në motin e keq dhe rrugët e dëmtuara, ekipet e shpëtimit në Japoni kërkuan të premten edhe 222 persona që konsiderohen ende të zhdukur, katër ditë pasi tërmeti shkatërrimtar goditi vendin.
Numri i viktimave është aktualisht afër 100.
Dy gra të moshuara u nxorën nga rrënojat të enjten por...
Katër persona humbën jetën dhe të paktën 22 të tjerë u plagosën kur dy trena që mbanin me qindra pasagjerë, u përplasën në Indonezi të premten – thanë zyrtarët.
Vagonët e parë të të dy trenave u përplasën egërsisht duke u shkatërruar, ndërsa të tjerët pas tyre dolën nga shinat dhe u përmbysën...
Me 162 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 22.600 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet të cilat Izraeli vazhdon që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me shkrim dha informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi, i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim tre ligje.
Siç kanë njoftuar nga kabineti i Millatoviqit, në Kuvend janë kthyer: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqëritë tregtare, Ligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e vetëqeverisjes...









