GJELOSHAJ: GREVA E MËSIMDHËNËSVE ËSHTË E MOTIVUAR POLITIKISHT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj pohon se greva e mësimdhënësve është e motivuar politikisht.

Këtë ai e ka deklaruar në reagim të njoftimit të Unionit të Sindikatave të Lira.

Unioni i Sindikatave të Lira njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se kundërshton faktin që Ministria e Zhvillimit Ekonomik, siç pretendojnë ata, pa konsultim paraprak me partnerët social, i dërgoi Sekretariatit për Legjislacion amendamentet në Ligjin për Tregtinë e Brendshme, të cilat propozojnë rifutjen e ditës së diel ditë pune gjatë sezonit turistik.

“Disa kolegë nga Unioni i Sindikatave të Lira të Malit të Zi ndoshta janë në konsultime me një parti opozitare, dhe në lidhje me një grevë të motivuar politikisht në arsim, e cila rrezikon drejtpërdrejt fëmijët tanë, kështu që ata nuk i ndjekin as seancat e Këshillit Social.  Për të mos turbulluar këtë valle të motivuar politikisht, do t’ju kujtoj vetëm se Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe për sa i përket ditës së diel – ditë pune, realizon aktivitete në bazë të vendimit të Këshillit Social, ku ata vetë kanë përfaqësuesin e tyre,“ thuhet në reagimin e ministrit Gjeloshaj.

“Të jeni të sigurt, që ne mbetemi konsekuent në punën tonë që në një qasje sistematike dhe ligjore të bëjmë përpjekje që të çojnë drejt një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë. Ashtu si kjo, pensionet e fundit të rritura për 74,000 pensionistët tanë po paguhen dhe me vendosmëri – derisa t’i realizojmë të gjitha premtimet me të cilat do t’ua kthejmë dinjitetin të gjithë qytetarëve”, thotë Gjeloshaj.

SHARE