SPAJIQ: TË GJITHA PENSIONET E JANARIT JANË PAGUAR

Të gjitha pensionet për muajin janar janë paguar, ka bërë të ditur kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq dhe ka shtuar se të gjitha premtimet janë duke u realizuar.

“Sapo më njoftuan se janë paguar të gjitha pensionet për muajin janar, të cilat kësaj radhe do të jenë së paku 450 euro. Më vjen jashtëzakonisht mirë që ju, pensionistët, keni ndjerë të parët përfitimet e programit „Evropa Tani 2”, tha Spajiq.

Ai shtoi se mbi 74 mijë qytetarë më në fund do të kenë të ardhura dinjitoze.

“Ne do t’i përmbushim të gjitha premtimet dhe planet që i paralajmërojmë. Faleminderit për mbështetjen tuaj, ne po synojmë një të ardhme shumë më të bukur për Malin e Zi”, përfundoi Spajiq.

SHARE