Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën gjatë një vizite në Izrael se Uashingtoni do t’i ofrojë aleatit të tij “mbështetje të palëkundur” në luftën e tij në Rripin e Gazës, si dhe kërkoi eliminimin e Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Populli...
Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, me qëllim për ta rritur trysninë mbi Kremlinin. Masat do të përfshijnë kufizime mbi naftën ruse, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar nga Evropa të mos blejë më naftë ruse.
Ukrainës do t’i nevojiten të paktën 120 miliardë dollarë në vitin 2026 për të mbajtur mbrojtjen e saj në një nivel të lartë, ndërsa konflikti me Rusinë ka hyrë në vitin e katërt, deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal. Ai theksoi se financimi është thelbësor për të ruajtur linjat mbrojtëse, për të...
Foto: KKSH Me iniciativën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, është zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Gjatë takimit u diskutua hapur për sfidat, çështjet dhe nevojat me të cilat përballen shkollat që ofrojnë mësim në gjuhën...
Foto: malësia.org Sot, më 15 shtator 2025, portali i njohur informativ Malesia.org feston 25-vjetorin e themelimit, një moment historik që shënon një çerek shekulli përkushtim ndaj informimit, kulturës dhe çështjeve shqiptare në Malësi dhe më gjerë. I themeluar në vitin 2000, Malesia.org ka qenë një nga zërat mediatik që ka...
Foto: BORIS PEJOVIC Fatura mesatare e energjisë elektrike për familjet në Mal të Zi për muajin gusht 2025 ka qenë 39,45 euro, duke përjashtuar vendbanimet që nuk janë të banuara gjatë gjithë vitit, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi.   Sipas të dhënave të Elektroekonomisë, familjet në Mal të Zi kanë...
Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes që janë dëgjuar nga një pjesë e tifozëve gjatë ndeshjes së futbollit mes Kroacisë dhe Malit të Zi, duke i cilësuar ato si të drejtuara kundër pjesëtarëve të popullit serb.
Foto: MAP Konferenca rajonale me temë “Lidhja e drejtësisë administrative dhe administratës publike: forcimi i përgjegjësisë dhe mbikëqyrjes përmes bashkëpunimit” mblodhi përfaqësues të institucioneve të administratës publike, gjykatave administrative dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar sfidat kyçe në ndërthurjen mes reformës së administratës publike dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor.
Foto: Ilustrim Në Mal të Zi është shënuar një rënie e ndjeshme e shitjes së produkteve vendase, ndërkohë që sasia e produkteve ushqimore të importuara është rritur krahasuar me vitin e kaluar – deklaroi për TVMZ, Millutin Gjuranoviq, kryetar i Bordit të Shoqatës së Industrisë Bujqësore dhe Ushqimore pranë Odës Ekonomike.  
Foto: Ilustrim Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka lëshuar një paralajmërim për të gjitha shërbimet që marrin pjesë në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit, duke theksuar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operacionale për shkak të motit të pafavorshëm të paralajmëruar nga mbrëmja e sotme (10 shtator) deri në...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME