MALI I ZI PËRPARON NË REFORMAT PËR SUNDIMIN E LIGJIT DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Foto: Këshilli Evropian / Savjet Evrope

Bashkëpunimi mes Malit të Zi, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës gjatë dekadës së fundit ka sjellë rezultate konkrete në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në Tiranë u prezantuan rezultatet e programit “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, përmes të cilit janë mbështetur një sërë reformash në Mal të Zi, përfshirë forcimin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, si dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme.

Mbështetja ka kontribuar edhe në përmirësimin e punës së gjykatave, prokurorisë dhe policisë, ndërsa viktimave të dhunës në familje dhe trafikimit me njerëz u është lehtësuar qasja në ndihmë juridike dhe kompensim.

Përparim është shënuar edhe në fushën e lirisë së medias, mbrojtjes së të drejtave themelore dhe sigurisë në shkolla.

Faza e katërt e programit pritet të nisë në fillim të vitit 2027, me fokus në konsolidimin e reformave të arritura dhe adresimin e sfidave të mbetura në rrugën e integrimit evropian.

SHARE