MILLATOVIQ: LIRIA NUK NA ËSHTË DHURUAR KURRË, PËR TË ËSHTË LUFTUAR DHE SAKRIFIKUAR NDËR SHEKUJ

Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose s javnošću predsjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha në ceremoninë me rastin e Ditës së Ushtrisë së Malit të Zi se liria e vendit nuk është dhuruar asnjëherë, por është mbrojtur ndër shekuj me luftë dhe sakrifica.

Ai theksoi se Ushtria e Malit të Zi duhet të mbetet moderne, profesionale dhe e pajisur sipas standardeve më të larta, ndërsa vlerësoi kontributin e ushtarëve malazezë në NATO dhe në misionet ndërkombëtare.

Millatoviq tha se forca më e madhe e ushtrisë janë njerëzit që shërbejnë me nder, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj shtetit.

Ai kërkoi që shteti të investojë më shumë në trajnimin, pajisjet, kushtet e punës dhe standardin e familjeve të pjesëtarëve të ushtrisë, duke theksuar se këto nuk janë shpenzime, por investime në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

SHARE