Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive dënoi ashpër shkeljen drastike të masave të përshkruara epidemiologjike në tre ditët e fundit. Për shkak të pasojave të caktuara, Trupi Koordinues Kombëtar u bën thirrje qytetarëve të respektojnë plotësisht masat parandaluese në ditët në vijim, të shmangin të gjitha kontaktet e panevojshme dhe të mbrojnë fëmijët dhe të moshuarit nga...
Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Malin e Zi të shkaktuar nga virusi Covid-19, ekzaminimet ambulatore në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ) do të pezullohen nga e enjtja, 5 nëntor, deri në një njoftim tjetër. "Pezullimet zbatohen për të gjitha ekzaminimet e planifikuara specialiste, subspecialiste dhe radiologjike (ekzaminime me ultratinguj, CT dhe MR) dhe...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se kriza e shkaktuar nga pandemia e virusit korona tregoi se Ballkani është i vogël, se kemi probleme të ngjashme, kështu që na duhen zgjidhje të ngjashme, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. Në video-konferencën e Lëvizjes Evropiane në Serbi "Lidhja gjatë Pandemisë: kërcënimet dhe mundësitë",...
Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai në të kaluarën ishte dënuar për përfshirje në një organizatë terroriste, ka thënë ministri, raportojnë agjencitë, AP dhe DPA, duke u thirrur në një intervistë të ministrit dhënë...
Votuesit amerikanë po dalin sot në vendvotime, në zgjedhjet më të rëndësishme në dekada. Këto zgjedhje presidenciale po zhvillohen derisa pandemia vdekjeprurëse e koronavirusit ka prekur secilën pjesë të Shteteve të Bashkuara. Këtë vit, pandemia ka nxitur shkallë të paparë të votimeve të hershme, qofshin përmes postës, apo në ndonjë mënyrë tjetër, si dhe ka rritur pritshmëritë që...
Komuna e Tuzit organizon ,,Pazarin i dimrit në Malësi”, i cili do të mbahet në periudhën prej më 21 dhjetor 2020, deri më 08 janar 2021.Komuna e Tuzit fton të gjithë personat e interesuar, ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e Komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit; me punë artistike –...
Nuk është caktuar ende takimi i dytë mes Listës Shqiptare dhe mandatarit për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, dhe ende nuk është mbajtur mbledhja e kryesisë së Listës Shqiptare, për të vlerësuar ofertën e mëparshme të mandatarit. Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj deklaroi se nuk nguten dhe nuk vrapojnë pas askujt. Gjeloshaj gjithashtu tha se ende nuk është mbajtë mbledhja e kryesisë së Listës Shqiptare, në të cilën duhet të vlerësojnë seriozitetin e ofertës dhe zgjidhjet konkrete të ofruara më parë nga kryeministri i caktuar. Pas prezantimit të kërkesave programore të Listës Shqiptare, mandatari i ofroi Listës Shqiptare Ministrinë e Turizmit dhe Ekologjisë, si dhe Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Poashtu janë ofruar edhe shtëtë pozita shtesë, funksionet e ndihmësve apo sekretarëve shtetërorë.
Situata me virusin korona në Mal të Zi vazhdon të përkeqësohet. Sot janë regjistruar edhe 496 raste të reja, ndërsa 7 persona e kanë humbur jetën. Gjendja po rëndohet në kryeqytetin Podgoricë, ku sot janë identifikuar 225 raste, si dhe pason Nikshiqi me 61 raste të reja. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 240 persona kurse numri i rasteve aktive është 4.434.
Në Kolashin, Ulqin, Nikshiq dhe Plevle, masat do të zbuten nga sot në përputhje me normat aktuale të incidencës komunale të koronavirusit, ka vendosur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). ISHP shpjegoi se Kolashini, Nikshiqi dhe Plevla do të kalojnë në grupin një, në të cilin shkalla e incidencës është më pak se 400 raste për 100 mijë banorë, dhe Ulqini në grupin dy, ku norma është midis 400 dhe 799 raste për 100 mijë banorë. Instituti tha se masat do të përforcohen në Tivar, i cili do të kalojë në grupin dy për shkak të rritjes së vlerës së normës kumulative të incidencës. "Edhe pse vlerat e niveleve kumulative të incidencës në 14 ditët e fundit janë më të ulëta se në periudhën e mëparshme 14 ditore, nëse krahasojmë normat në bazë javore - trendi i regjistruar në shtatë ditët e fundit është shqetësues, duke treguar një rritje të sëmundshmërisë në pothuajse të gjitha komunat," deklarouan nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në periudhën e ardhshme, ne do të përballemi me pasoja të paparashikueshme për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të një numri të madh të qytetarëve, por edhe atyre që duhet të japin shembull me profesionin e tyre, tha ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Qendrës Klinike të Malit të Zi, Danijella Raoniq. Ajo paralajmëroi për situatën alarmante në Malin e Zi kur bëhet fjalë për epideminë e shkaktuar nga virusi Covid-19. Qendra Klinike e Malit të Zi dhe i gjithë sistemi shëndetësor, siç theksoi ajo, përkundër presionit të madh dhe një numri në rritje të pacientëve, arrin t'i përgjigjet të gjitha sfidave dhe të sigurojë kujdes...







