GJELOSHAJ: NUK NGUTEMI DHE NUK VRAPOJMË PAS ASKUJT

Nuk është caktuar ende takimi i dytë mes Listës Shqiptare dhe mandatarit për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, dhe ende nuk është mbajtur mbledhja e kryesisë së Listës Shqiptare, për të vlerësuar ofertën e mëparshme të mandatarit. Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj deklaroi se nuk nguten dhe nuk vrapojnë pas askujt. Gjeloshaj gjithashtu tha se ende nuk është mbajtë mbledhja e kryesisë së Listës Shqiptare, në të cilën duhet të vlerësojnë seriozitetin e ofertës dhe zgjidhjet konkrete të ofruara më parë nga kryeministri i caktuar. Pas prezantimit të kërkesave programore të Listës Shqiptare, mandatari i ofroi Listës Shqiptare Ministrinë e Turizmit dhe Ekologjisë, si dhe Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Poashtu janë ofruar edhe shtëtë pozita shtesë, funksionet e ndihmësve apo sekretarëve shtetërorë.

SHARE