KOMUNA E TUZIT ORGANIZON “PAZARI I DIMRIT NË MALËSI”

Komuna e Tuzit organizon ,,Pazarin i dimrit në Malësi”, i cili do të mbahet në periudhën prej më 21 dhjetor 2020, deri më 08 janar 2021.Komuna e Tuzit fton të gjithë personat e interesuar, ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e Komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit; me punë artistike – vizatim ose ndonjë art tjetër; persona që merren me oferta dhe prodhimtari gastronomike, që të paraqiten për pjesëmarrje në këtë ngjarje. Për informacione më të hollësishme mund të kontaktoni zyrat e sekretariatit për vetëqeverisje lokale të Komunës së Tuzit.

SHARE