NXËNËSIT VAZHDOJNË PROTESTËN NË MBËSHTETJE TË PROFESORIT MARK JUNÇAJ

 Foto: Boris Pejović

Sot, nxënësit e Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz vazhduan protestën në mbështetje të profesorit të historisë, Mark Juncaj.

Protestës i’u bashkuan edhe ish-nxënës dhe qytetarë, të cilët kërkuan rikthimin e profesorit në procesin mësimor dhe trajtimin e drejtë të çështjes së tij.

Një mbrëmje më parë, drejtori i shkollës, Sehad Lulanaj, doli me një deklaratë publike, në të cilën bëri të ditur se ndaj profesorit Juncaj është iniciuar procedurë disiplinore. Ai njoftoi gjithashtu se, me kërkesë të Sindikatës së shkollës, e ka shfuqizuar vendimin për largimin e profesorit nga procesi mësimor.

Pavarësisht deklaratës së drejtorit, nxënësit vazhduan protestën, duke kërkuar drejtësi për profesorin Mark Juncaj, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e drejtorit.

Ndërkohë, në shkollë është dërguar Inspektorati i Arsimit, ndërsa është iniciuar edhe kontrolli i Inspektoratit të Punës.

SHARE