Gjygji i kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili dyshohet se ka bërë thirrje për rezistencë, është caktuar për 16 qershor në Gjykatën Themelore në Podgoricë. Çështja iu caktua gjyqtares Nada Rabrenoviq, shkruan Dan. Përveç kryetarit Gjeloshaj, janë akuzuar për veprën penale të thirrje për rezistencë shefi i Policisë Komunale të komunës së Tuzit, Rexhep...
Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, përmes rrjetit social “Facebook” njoftoi se sot në mëngjes ka mbrojtur ligjin mbi Valdanosin në Komisionin për ligje në Kuvendin e Malit të Zi, ku njëkohësisht edhe u aprovua ky ligj. Nimanbegu në postimin e tij të plotë thotë: “ Edhe një hap u bë në drejtim të kthimit të pronës!...
Lajme
KRIVOKAPIQ: QËNDRIMIN TIM RRETH SREBERNICËS E TREGOVA ME PROPOZIMIN PËR SHKARKIMIN E MINISTRIT LEPOSAVIQ
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, theksoi në Sarajevë se qëndrimi i tij ndaj Srebrenicës është i qartë dhe se për shkak të Srebrenicës, ai filloi procedurën për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq. Krivokapiq tha se çdo viktimë është i madhdhe se qëndrimi ndaj viktimave duhet të jetë i tillë që ai që shpëton...
Rezultatet e arritura janë detyruese dhe është e mundur të ruhen vetëm përmes unitetit kombëtar, partneritetit dhe bashkëpunimit, i cili është shtylla kurrizore e një përgjigjeje efikase ndaj COVID 19, tha Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq. Ajo e njoftoi këtë në fillim të Misionit të Institutit Robert Koch në Podgoricë, përfaqësuesit e të cilit do...
Konferenca e parë politike ndërqeveritare me Malin e Zi mund të mbahet në 22 qershor të këtij viti. Kjo ju tha Pobjeda-s nga kryenegociatorja Zorka Kordiq. Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Varheli tha kohët e fundit është duke pritur të mbahet konferenca e parë "politike" ndërqeveritare me Malin e Zi muajin e ardhshëm. "Është e qartë...
Regjistrimi i fëmijëve në institucionet publike parashkollore në Mal të Zi për vitin shkollor 2021/2022, fillon më 26 maj dhe do të zgjasë 15 ditë, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve. Për shkak të situatës së përgjithshme me pandeminë e koronavirusit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve u bën apel prindërve që, për arsye...
Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Jashtme Suedeze EN Linde, do të vizitojë Malin e Zi më 25 dhe 26 maj. "Vizita e Lindës do të përqëndrohet në aspektet kryesore të punës së OSBE-së dhe mbështetjen e ofruar nga Misioni i OSBE-së për zhvillimin e vendit pritës në drejtim të sigurisë rajonale, lirive themelore, sundimit të...
Në Malin e Zi, që nga rezultatet e fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) 43 raste të reja janë regjistruar. Deri në orën 15:00, u raportua se janë shëruar 62 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive më Covid-19 në Malin e Zi është 1,051, 14 në Tuz.
Çmimet e Eurosuper 98 në Malin e Zi do të jenë një cent më i lirë nga mesnata, ndërsa çmimi i vajit djegës do të rritet për një cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.34 euro, dhe vaji djegës 1.13 euro. Çmimet e Eurosuper 95 dhe Eurodiesel do të qëndrojnë të pandryshuara...
https://www.youtube.com/watch?v=0YJPgGfxuLs









