REGJISTRIMET NË PARASHKOLLORE FILLON MË 26 MAJ

Regjistrimi i fëmijëve në institucionet publike parashkollore në Mal të Zi për vitin shkollor 2021/2022, fillon më 26 maj dhe do të zgjasë 15 ditë, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve. Për shkak të situatës së përgjithshme me pandeminë e koronavirusit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve u bën apel prindërve që, për arsye të sigurisë së shëndetit publik, të regjistrohen, nëse është e mundur, në mënyrë elektronike. “Duke filluar nga 26 maj, portali www.upisi.edu.me do të jetë aktiv për regjistrimin e fëmijëve parashkollorë në çerdhe dhe kopshte. Përveç mënyrës elektronike, ekziston mundësia që regjistrimi të bëhet direkt në institucion,” thuhet në njoftim.

SHARE