GJELOSHAJ: REFORMAT EVROPIANE PO SJELLIN REZULTATE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Plot shtatë kapituj negociues nga kompetenca e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik janë mbyllur me sukses, ka njoftuar zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.

Siç shprehet ai, këto nuk janë vetëm rezultate teknike në rrugën evropiane.

“Miratimi i rregullatives evropiane, zbatimi i reformave dhe përmirësimi i ambientit të biznesit po krijojnë me të vërtetë efekte konkrete për ekonominë tonë”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi, shton Gjeloshaj, në tremujorin e dytë ka realizuar një rritje prej 3.8 për qind dhe është renditur ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 1.2 per qind dhe të Eurozonës prej 1 për qind.

“Reformat evropiane po sjellin rezultate!”, ka deklaruar Gjeloshaj.

SHARE