NGA MESNATA EUROSUPER 98 MË I LIRË

Çmimet e Eurosuper 98 në Malin e Zi do të jenë një cent më i lirë nga mesnata, ndërsa çmimi i vajit djegës do të rritet për një cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.34 euro, dhe vaji djegës 1.13 euro. Çmimet e Eurosuper 95 dhe Eurodiesel do të qëndrojnë të pandryshuara për dy javët e ardhshme dhe do të kushtojnë 1.31 euro dhe 1.15 euro. Ndryshimet e fundit të derivateve ishin më 11 maj, kur të gjitha llojet e derivateve u rritën për një deri në dy cent.

SHARE