Më 20 dhjetor për herë të parë në Kosovë u mbajt ngjarja për burrat më të suksesshëm nën organizim të Gentelmen magazin dhe Friday communications. Në këtë mbrëmje, u bënë përzgjedhjet e burrave më të suksesshëm për vitin 2021 në 13 kategori, ndërsa çmimi për “Burri i vitit në përzgjedhjen e organizatorëve” iu nda Arton Gjokaj, drejtorit...
Sot, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj bëri ndarjen e mirënjohjeve për sportistët të cilët kanë arritur rezultate të dukshme në fushën e sportit në vitin 2021. Komisioni i përzgjedhur për ndarjen e mirënjohjeve në pajtim me Ligjin e në bazë të konkursit publik ka vendosur që çmimet t’i ndajë si vijon:  Sportisti...
Nëse buxheti i propozuar për vitin 2022 nuk rezulton i qëndrueshëm deri në qershor, qeveria do të japë dorëheqjen, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi.  Ai po ashtu shtoi se nuk e sheh arsye pse Qeveria nuk do t’i mbijetojë janarit. Kryeministri garantoi se më 1 shkurt paga minimale të...
Në Mal të Zi sot është regjistruar rritje e madhe e infeksioneve me Covid 19, njoftojnë nga ISHP. Raportohet për 1.120 raste të reja si dhe 3 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 55 deri në atë 86 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 525, Kotorr 113, Tivar 86, ndërsa në Tuz...
Komisioni Evropian ka aprovuar këtë të hënë certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të lëvizin për pushime jashtë vendit gjatë festave të fundvitit. Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte...
Shtetet e Bashkuara kanë përgjysmuar kohën e izolimit për personat që janë të infektuar me koronavirus, por pa simptome – nga dhjetë ditë në pesë. Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) kanë thënë më 27 dhjetor se izolimi pesëditor duhet të përcillet me pesë ditë tjera të vendosjes së maskës kur personi i infektuar është...
Mali i Zi duhet të kalojë përmes rritjes dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik dhe për ta siguruar këtë duhet të ketë një qasje inovative, të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq. "Është një masë e çdo suksesi," tha Krivokapiq në takimin vjetorme biznesmenët në Dhomën e Tregtisë. Kryetarja e dhomes ekonomike apeloi që të gjendet një zgjidhje...
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka kohë që nuk i shlyen obligimet ndaj barnatoreve private, për këtë arsye ata nuk kanë mundësi t'i paguajnë furnizuesit e tyre dhe janë sjellë në një situatë thuajse të pashpresë, paralajmërojnë nga Shoqata e Barnatoreve Private “Pharmacija Plus”.Nga ajo shoqate kanë thënë se nga mediat kanë mësuar se borxhi i Fondit më...
Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, tha se për buxhetin kapital të kryeqytetit për vitin 2022 janë ndarë 50.1 milionë euro.Kuvendi i kryeqytetit sot po diskuton buxhetin e kryeqytetit për vitin 2022.“Nga 93,9 milionë, madje 50,1 milionë (53,3 për qind) kemi ndareper  buxhetin kapital, gjegjësisht projektet zhvillimore”, tha Vukoviq.Ai po ashtu ka theksuar se kryeqyteti ka pësuar pengimin më...
Instituti i Shëndetit Publik do të shqyrtojë propozimin e prindërve që mësimi në shkolla në gjysmëvjetorin e dytë  të jetë 45 minuta, por kjo do të varet nga situata epidemiologjike pas pushimeve, tha drejtori Igor Galiq. “Kjo, sigurisht, do të varet nga situata  epidemiologjike.Është herët për të bërë një propozim lidhur me këtë iniciativë, duke qenë se...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME