Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, përshëndeti dhe falënderoi Kuvendin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke i cilësuar ato si një kusht kyç për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24 në negociatat me Bashkimin Evropian.
“Miratimi i amendamenteve të Kushtetutës së Malit të Zi me 68 vota çon drejt forcimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe stabilitetit të institucioneve shtetërore. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan në këtë hap të rëndësishëm. Uroj që ndryshimet e miratuara kushtetuese të jenë në interes të qytetarëve, sigurisë juridike dhe një Mali të Zi evropian”, ka shkruar Spajiq në rrjetin X.










