Në fund të këtij viti është publikuar edhe një këngë e re nga Lumi B dhe Bardhi.
Bëhet fjalë për projektin e titulluar “Balenciaga”, të cilin e kanë sjell të kompletuar edhe me videoklip.
Dyshja e famshme e estradës vijnë me paraqitje të mahnitshme në bashkëpunimin e tyre të radhës.
“Prej teje s’e prita” është titulli i këngës më të re që ka ardhur bashkëpunim ndërmjet NRG Band dhe Altuna Sejdiut.
Projekti është prodhim i grupit, ndërsa është realizuar me muzikë të Nurtel, i cili po ashtu e ka shkruar edhe tekstin.
Frontmeni i NRG Band, Besnik Qaka, është kujdesur për...
Diplomati Bernard Çobaj më 28 nëntor 2022 e ka filluar angazhimin e tij, në cilësinë e të ngarkuarit me punë në ambasadën e Republikës së Malit të Zi, në Prishtinë. I ngarkuari me punë i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, z. Çobaj, ka takuar zyrtarë të ndryshëm të Republikës së Kosovës, si dhe ka takuar...
Sonte u bë hapja e pazarit më të madh në komunën tonë - ,,N’Pazar - Festa”. Hapjen solemne me ndezjen e dritave të pemës së festave të fundvitit e bëri kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Me këtë rast, komuna e Tuzit kishte përgatitur edhe dhurata për të gjithë fëmijët që ishin prezent.
Kuvendi i Malit të Zi, me votat e deputetëve të shumicës parlamentare, sërish miratoi ndryshimet në Ligjin për Presidentin. Gjatë votimit, në sallë nuk kishte anëtarë të Partisë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratëve, PSD apo Partisë Liberale. 41 deputetë votuan për ndryshime në ligj, 3 ishin kundër. Ndryshimet në ligj, të propozuara nga deputetët e Frontit Demokratik (FD),...
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk zgjodhën gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Për zgjedhjen e Snezhana Armenkos për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese votuan 45 deputetë, 2 ishin kundër, që do të thotë se ajo nuk u zgjodh në atë post. Për Ilija Vukçeviqin votuan 42 deputetë, Jadranka Novakoviqin 42 deputetë dhe Jelena Ruzhiçiq po aq. Kështu,...
Kryetari dhe njëkohësisht deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu tha se negociatat e partive parlamentare rezultuan të pasuksesshme. “Palët kanë përfaqësuar qëndrimet e tyre. I kam bërë thirrje që të arrijnë në një kompromis për shkak të seriozitetit të problemit. Ne diskutuam marrëveshjen e paketës në dy takime. Çdo zgjidhje e imponuar është e paqëndrueshme....
Miratimi i Drejtorisë për Ndërkulturalizëm do të përmirësojë më tej domenin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe do të forcojë lidhjen dhe ndërvarësinë e tyre reciproke, vlerësoi ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka. Në prezantimin e Drejtorisë së sapoformuar për Interkulturalizëm, ai tha se Qeveria ka për obligim të...
Mësimi në disa shkolla fillore dhe të mesme në Podgoricë është ndërprerë për shkak të raportimit për një bombë, njoftoi Administrata Policore. Ministria e Arsimit ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit për bombat e raportuara, ka thirrur të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, dhe ka rekomanduar që nxënësit dhe punonjësit të dalin nga objektet...
Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit të Malit të Zi ku presin rezultatin e votimit të sotëm në Kuvend. Lëvizja “Jemi ne” tha se ndryshimet në Ligjin për Presidentin duan të rrëzojnë rendin kushtetues, të cilin, siç thonë ata, nuk do ta lejojnë. Ata ftuan qytetarët që të ndjekin udhëzimet e tyre gjatë gjithë ditës dhe...








