Kryetari dhe njëkohësisht deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu tha se negociatat e partive parlamentare rezultuan të pasuksesshme. “Palët kanë përfaqësuar qëndrimet e tyre. I kam bërë thirrje që të arrijnë në një kompromis për shkak të seriozitetit të problemit. Ne diskutuam marrëveshjen e paketës në dy takime. Çdo zgjidhje e imponuar është e paqëndrueshme. Unë do të votoj për kandidatët e propozuar për gjyqtarë, por kjo nuk do të mjaftojë. Më pas mazhoranca do të votojë Ligjin për Presidentin, i cili do të çojë në komplikimin e krizës”, tha ai në një konferencë për media në Parlament. “Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje në Mal të Zi dhe me sa duket, nuk do të ketë një për të paktën një gjysmë viti. Jam përpjekur të ndikoj tek kolegët e mi, ata kanë zgjedhur pikëpamjet e tyre dhe më vjen keq për këtë”, theksoi Nimanbegu.