Kuvendi i Malit të Zi, me votat e deputetëve të shumicës parlamentare, sërish miratoi ndryshimet në Ligjin për Presidentin. Gjatë votimit, në sallë nuk kishte anëtarë të Partisë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratëve, PSD apo Partisë Liberale. 41 deputetë votuan për ndryshime në ligj, 3 ishin kundër. Ndryshimet në ligj, të propozuara nga deputetët e Frontit Demokratik (FD), parashikojnë që kandidati që ka mbështetjen e qartë të shumicës së deputetëve do të konsiderohet si kandidat për përbërjen e qeverisë, nëse presidenti i vendi nuk e propozon atë. Komisioni i Venecias rekomandoi që Parlamenti i Malit të Zi të mos miratojë Ligjin e ndryshuar për Presidentin.









