I NGARKUARI ME PUNË, BERNARD ÇOBAJ NIS PUNËN NË AMBASADËN E REPUBLIKËS SË MZ NË PRISHTINË

Diplomati Bernard Çobaj më 28 nëntor 2022 e ka filluar angazhimin e tij, në cilësinë e të ngarkuarit me punë në ambasadën e Republikës së Malit të Zi, në Prishtinë. I ngarkuari me punë i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, z. Çobaj, ka takuar zyrtarë të ndryshëm të Republikës së Kosovës, si dhe ka takuar përfaqësues diplomatikë të shteteve të tjera të akredituar në Republikën fqinje. Çobaj po ashtu, ka takuar politikanë, gazetarë, intelektualë , artistë si dhe ligjërues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina’. Çobaj ka përvojë të gjatë nga diplomacia amerikane.

SHARE