NË PODGORICË JANË BLLOKUAR DISA RRUGË, QYTETARËT JANË MBLEDHUR PARA KUVENDIT

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit të Malit të Zi ku presin rezultatin e votimit të sotëm në Kuvend. Lëvizja “Jemi ne” tha se ndryshimet në Ligjin për Presidentin duan të rrëzojnë rendin kushtetues, të cilin, siç thonë ata, nuk do ta lejojnë. Ata ftuan qytetarët që të ndjekin udhëzimet e tyre gjatë gjithë ditës dhe të jenë të gatshëm dhe se do të jenë para Kuvendit derisa të shohin se cili do të jetë rezultati i votimit në Kuvend dhe se do ta informojnë opinionin për të gjitha lëvizjet e mëtejshme. Protesta e organizuar, raportime për bomba në disa shkolla fillore dhe të mesme në Podgoricë dhe moti i keq shkaktuan një kolaps trafiku në Podgoricë.

SHARE