SOT U BË HAPJA E PAZARIT MË TË MADH NË KOMUNËN E TUZIT – “N’PAZAR FESTA”

Sonte u bë hapja e pazarit më të madh në komunën tonë – ,,N’Pazar – Festa”. Hapjen solemne me ndezjen e dritave të pemës së festave të fundvitit e bëri kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Me këtë rast, komuna e Tuzit kishte përgatitur edhe dhurata për të gjithë fëmijët që ishin prezent.

Mbrëmja vazhdoi me përformancë muzikore nga Ilijard Shaba.

Aktivitetet e javës së parë:

Pazari është i hapur prej të hënën deri të premten prej 16:00-23:00 dhe gjatë fundjavës prej orës 12:00-23:00.

SHARE