Angjella Berishaj, fitoi medalje të bronztë në turneun në Suedi. Anëtarja e klubit „Besa“ ishte e lirë në turin e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, ndërsa në të dytin eliminoi 2:0 britaniken Poppy McKay. Në ndeshjen gjysmëfinale ajo u mposht nga çekja me përvojë Iveta Jirankova.
Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj, është takuar me koordinatorin e Përhershëm të OKB-së për Malin e Zi, Peter Lundberg. Koordinatori i OKB-së e uroi Gjeloshajn për zgjedhjen e tij dhe i uroi sukses në realizimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë. Lundberg shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për Qeverinë e Malit të...
Dr. Bojaj është vlerësuar në mënyrë të veçantë me çmimin “Lidership Vizionar” nga International Research Awards on Leadership and Management (Çmimet Ndërkombëtare të Kërkimit mbi Lidershipin dhe Menaxhimin), në Edicionin e tyre të 5- të, për një sërë punimesh shkencore dhe kontribute tëveçanta teorike dhe empirike.
Seanca e Kuvendit të Malit të Zi ka vazhduar sot. Në seancë, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq konstatoi dorëheqjet nga pozitat parlamentare të: Millojko Spajiq, Angjella Jakshiq Stojanoviq, Filip Radulloviq, Vojisllav Shimun, Naida Nishiq, Maida Gorçeviq, Filip Ivanoviq, Andrej Milloviq, Mirko Gjukiq, Srgjan Paviqeviq, Vladimir Martinoviq, Alleksa Beçiq, Momo...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, vlerësoi se është një platformë e rëndësishme shumëpalëshe e nisur nga presidenti francez Emmanuel Macron para disa vitesh dhe se është veçanërisht e rëndësishme përderisa bota po përballet me sfida të shumta ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit, Nik Gjeloshaj, ka takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Barish Kalkavan. Ambasadori Kalkavan e përgëzoi për detyrën e re zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik z. Gjeloshaj dhe i uroi fat në realizimin e projekteve zhvillimore. Zëvendëskryeministri Gjeloshaj e njohu...
Kryetarët e këshillave kombëtarë të popujve pakicë i dërguan një letër kryeministrit të Malit të Zi Millojko Spajiq në të cilën përshëndetën qëndrimin e shprehur dje se “Qeveria është e gatshme të ndërtojë ura bashkëpunimi për kushtet e mbajtjes dhe kontrollit të regjistrimit” dhe theksuan se presin që t'u ofrohet një "përgjigje specifike me shkrim" për kërkesat...
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit prof. Dr. Angjella Jakshiq-Stojanoviq, nënshkroi sot Kontratën për blerjen e pajisjeve kompjuterike në vlerë prej 6.337.214.00 euro, përkatësisht: 4.575 kompjuterë, 1.133 laptopë, 1.806 televizorë, 516 projektorë dhe 445 printera, të cilat do të vihen në dispozicion të shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi. “Ky...
Çdo vit, 20 deri në 30 fëmijë sëmuren nga diabeti. Kështu tha Dr. Natasha Çuroviq Popoviq gjatë një ligjërate me rastin e Ditës Botërore të Diabetit në Institutin e Sëmundjeve të Fëmijëve. "Numri i fëmijëve që vuajnë nga diabeti është i madh. Është shumë e rëndësishme ta njohësh atë dhe është gjithashtu e...
Kryeministri Edi Rama mbërriti në Francë për të marrë pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris me një propozim tre pikësh për konfliktin Izrael-Hamas që ka tronditur Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën. Plani i shefit të ekzekutivit shqiptar parashikon armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME