SPAJIQ: SHTETI DO TË MBROJË ÇDO NËPUNËS CIVIL

Candidate for the position of Prime Minister in Montenegro's future government, Milojko Spajic talks to the press after casting his ballot at a voting station in Podgorica, on June 11, 2023. Montenegrins headed to the polls on June 11, to cast their votes in parliamentary elections aiming to end months of political gridlock after the government collapsed last August. (Photo by SAVO PRELEVIC / AFP)

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se do të kërkojë një raport të detajuar për sulmin e supozuar ndaj policëve në Beranë.

Ai tha se shteti do të mbrojë çdo nëpunës civil. Spajiq në rrjetin X ka thënë se do të kërkojë raport të detajuar nga drejtori i Drejtorisë së Policisë, Aleksandar Radoviq dhe ministri i Bujqësisë, Vlladimir Jokoviq, për detajet e ngjarjeve në Beranë.

“Shteti do të mbrojë çdo polic, doganier, inspektor dhe çdo nëpunës civil, sepse vetëm kështu mund të dërgojmë mesazhin se ne jemi një shoqëri serioze që kujdesemi për njerëzit e saj dhe që nuk do të pengojë reformën dhe zbatimin e ligjit,” tha kryeministri.

Mediat raportuan se mbrëmë në fshatin Beranë, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një polic i cili ka ndaluar një kamion me lëndë drusore të prerë pa leje. Policia e Beranës e ka mohuar këtë për Portalin RTMZ.

Siç mësuan ata, polici nuk ka pësuar lëndime, ndërsa lënda drusore është marrë.

SHARE